Wigs for Kids Kosovo është projekt nga Kosova’s Organization of Medical Students (KOMS) që shtyri qindra qytetarë të Kosovës të dhurojnë flokët e tyre për fëmijët që trajtohen nga kanceri, alopecia dhe djegiet në kokë.
Për mbështetje të mëtutjeshme të projektit, me rastin e Halloween, KOMS organizon Halloween Fundraising Event sot në Teatrin Oda.
Mjetet nga kjo ngjarje, do të përdoren për përpunimin e parukave për fëmijët e Repartit Onkologjik të Klinikës së Pediatrisë në QKUK.