Në listën e femrave të showbizit shqiptar që do të bëhet nënë për herë të parë për këtë vit është edhe Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur shqiptare.
Adelina e kishte mohuar vazhdimisht shtatzëninë e saj përgjatë kohës kur përfolej për një bebe të mundshme nga mediat, shkruan Gazeta Shneta.
Gjithsesi, ajo megjithë spekulimet, vendosi ta bëjë publike përmes një fotografie që publikoi në Instagram.
Në lidhje me shtatzëninë e saj u shfaq mjaft entuziaste në rrjetet sociale, e cila vazhdimisht publikonte fotografi të dhuratave të bëra për vogëlushin.
Por, kësaj here, Adelinës iu bë një dhuratë për vete nga pasaniku maqedonas. Bëhet fjalë për një makinë luksoze e tipit Mercedes Benz.
Lumturia e Adelinës në fotografi, përveç se vjen si rezultat i makinës, ajo buzëqesh edhe se do të lind në muajin Korrik./Gazeta Shneta/