Dhurata e shtrenjtë që Adelina mori nga burri i saj biznesmen

2019-02-14 në ora 08:57

Vetëm një vit më parë, këngëtarja e talentuar Adelina Tahiri kurorëzoi dashurinë në martesë me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov. Ndërkohë para disa muajsh, ata u bënë prindër të një vogëlushi të quajtur Jon.

Këngëtarja bukuroshe pavarësisht rolit të saj si nënë dhe preokupimeve në karrierë, nuk harron që herë pas here të qëndrojë në kontakt me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka publikuar një video live, ku i është përgjigjur pyetjeve të shumta nga fansat.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Adelinën për syzet që mbante veshur dhe këngëtarja ka zbuluar se ia ka bërë dhuratë bashkëshorti për festën e të dashuruarve dhe se janë të markës “Tom Ford”.

Me një kërkim shumë të thjeshtë në google zbuluam se syzet në fjalë janë modeli i fundit i markës luksoze dhe kushtojnë plot 495 dollarë. /express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *