Modelja shqiptare, Almeda Abazi, është gati në muajin e saj të tetë të shtatzënisë dhe nuk i ka mbetur edhe shumë para se të lindë.
E, ajo bashkë edhe me ndihmën e miqëve të saj, qysh tash ka filluar të mendojë për ‘jetën pas lindjes’. Ajo ka fillur të bëjë shoping për gjërat që do i duhen.
Në ndihmë së fundi i ka dalë edhe një mikeshë, e cila i ka bërë një dhuratë të ëmbël modeles.
Ajo i dhuroi një çantë dhe shportë për beben me dizajn shumë unik dhe të bukur, që secila shtatzënë do ta donte.
Ndryshe, Almeda është duke pritur një djalë. Kjo është shtatzënia e saj e parë nga martesa me yllin turk të aktrimit, Tolgahan Sayisman.