Investimet e pakta nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë lënë klinikat e QKUK-së në gjendje të rëndë.
Pacientët po përballen me mungesa të mëdha, duke filluar nga barnat dhe materialet shpenzuese, e deri te mungesa e shërbimeve me çarçaf, jastëk apo edhe shtretër solid.
Një nga pacientët në Klinikën e Urologjisë ka dërguar një fotografi në adresë të Gazetës Shneta, ku shfaq gjendjen e tmerrshme të një dhome.
Në foto shihet shtrati i stërvjetëruar i pacientëve dhe dhoma e cila duket të jetë e braktisur fare në këtë klinikë. /Gazeta Shneta/