Shtatzënia është një nga proceset natyrale që mund ta ndikojë energjinë e tërë familjes.
Pa dyshim se barra më e madhe bie në supet e gruas pasi që ajo është personi që për 9 muaj rresht “strehon” jetën e re, shkruan GazetaShneta.
Por gruaja, edhe para lindjes e edhe pas saj, është personi që më së shumti I duhet të merret me kujdesin në shtëpi dhe anëtarët e tjerë të familjes. Normalisht që ka përjashtime, sepse ekzistojnë ende kavalierët e pamposhtur.
Por për shumicën dërrmuese të burrave, nuk numërohet si opsion I mundshëm që të ndihmojnë në punët e shtëpisë, as atëherë kur bashkëshortja e tyre është duke kaluar një proces të mrekullueshëm por që i duhet ndonjeherë kohë për veten e saj, shkruan “Mother.ly”.
E nëse je një burrë që po kërkon disa mënyra për ta ndihmuar gruan tënde gjatë shtatzënise (por edhe pas saj), lexo disa nga këshillat e mëposhtme:
– Qëndro afër gruas sa herë që të jetë e nevojshme
– Informohu rreth ndryshimeve të papritura që mund t’iu dalin në jetë
– Lejojani partneres tuaj hapësirën që i duhet
– Shoqërojeni atë në çdo vizitë dhe trajnim të mundshëm për shtatzëni
– Mos keni frikë t’I shprehni shqetësimet e juaja; komunikimi dhe mirëkuptimi është çelësi
– Besoni në intuitën e nënës së bashkëshortes
– Mësoni t’i respektoni dëshirat e parrtneres dhe përpiquni t’ia plotësoni sa herë të keni mundësi
– Lejojani asaj edhe disa momente përtacie; Ju garantojmë se do ju shpërblehet dyfish
– Kontribuoni në punët rreth shtëpisë; fundja edhe ti e ndan të njejtën hapësirë të banimit
– Mësoni të gatuani të paktën një ushqim të preferuar të partneres; mos keni frikë edhe nëse është një nga recetat më të thjeshta. /GazetaShneta/