Shtatzënia është një ndër shkaktarët kryesorë të dhembjeve në shpinë.
Gjatë periudhës nëntë mujore, boshti kurrizor duhet patjetër të përshtatet në mënyrë që të përballojë peshën e mitrës dhe bebes, transmeton Telegrafi.
Dhimbjet shfaqen kur mitra e rritur ndryshon qendrën e gravitacionit dhe në të njëjtën kohë bart peshën më të madhe në shpinë dhe ju kërruseni.
Ekzistojnë dy lloje dhimbjesh në shpinë gjatë shtatzënisë. Lloji i parë është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, por që mund të shfaqet në cilindo moment të shtatzënisë edhe pse te shumica e femrave simptomat e para shfaqen në javën e 18-të shtatzënisë dhe bëhen më intensive me avancimin e shtatzënisë.
Duhet theksuar se si kjo dhembje zakonisht tërhiqet spontanisht tre muaj pas lindjes, mirëpo në disa raste bëhet kronike.
Lloji tjetër i dhembjeve është dhembja në komblik e cila shtohet me afrimin e lindjes, posaçërisht nga java e 36-të deri në të 38-n e shtatzënisë, kur bebja fillon të lëshohet në komblik.
Dhembjet në komblik gjatë shtatzënisë mund të përhapen në vithe dhe në pjesën e poshtme dhe të epërme të komblikut, por mund të shfaqen edhe në formën e shtangimit në mëngjes.