Java e parë e lindjes së bebes, është një periudhe gjatë së cilës secili prind frikësohet, por vetëm një përqindje e caktuar e bebeve fatkeqësisht preken nga koliku, apo dhimbja e barkut.
Bebja juaj lindi vetëm pak javë me parë, dhe mesa duket ajo kalon pjesën më të madhe të kohës duke qajtur nga dhimbja. Me gjithë përpjekjet e juaja për ta qetësuar dhe për t’i lehtësuar dhimbjet, asgjë nuk ndryshon.
Edhe pse kjo gjendje e bebeve është goxha e paqartë, ekzistojnë disa mënyra të cilat bebja juaj i përdor për t’iu treguar se ka dhimbje barku, dhe ju nuk duhet t’i injoroni, shkruan Romper, transmeton Gazeta Shneta.
Lajmi i mirë rreth kësaj çështje është që, sipas Kids Health, kjo dhimbje në përgjithësi tejkalohet përpara se bebja të arrijë në muajin e tretë apo të katërt, dhe zakonisht zgjatë 6 deri në 8 javët e para të lindjes.
Cilat janë sinjalet që bebja ua dërgon për të treguar se ka dhimbje barku?
- Qanë në të njejtën kohë çdo ditë:
Bazuar në raportin e përgatitur nga What to Expect, bebet me dhimbje barku zakonisht qajnë në pasditet e vona apo në mbrëmje. Nëse keni mundësi, mbajeni një fletore dhe shënojini oraret kur fillon e qajtura e bebes, për të bërë ndërlidhjet më vonë.
- E qajtura e saj zgjatë për rreth 3 orë:
Baby Center ka nënvizuar rregullin e tretë, në të cilën bebet me dhimbje barku qajnë rreth 3 orë, për të paktën 3 herë gjatë javës, transmeton Gazeta Shneta.
- Bebja është rreth tre javëshe:
Dhimbjet e barkut zakonisht fillojnë rreth kohës kur bebja hyn në javën e tretë të lindjes, thekson Dr.Sears. Në bebet më të vogla apo më të rritura, e qajtura e tepërt është shenjë e ndonjë problemi tjeter.
- Ngjason më shumë me bërtim sesa me të qajturën:
E qajtura e dhimbjeve të barkut nuk është thjeshtë zhurmagjike, pediatrit e shpjegojnë atë si një melodi e përafërt me bërtitjen, dhe është po aq e tmerrshme në realitet sa edhe mund të imagjinohet.
- Muskujt e bebes tendosen kur qajnë:
Pa dyshim se gjatë kohë kur bebja juaj qanë, ajo është duke përjetuar dhimbje të mëdha, të cilat i ndanë si shenja përmes tendosjes së muskujve, mbledhjes dhe shtrëngimit të duarve, shtrëngimit të këmbëve, dhe sy të mbyllur me forcë.
- Gjatë të qajturës janë të paprekshme:
Pa marrë parasysh tentimit tuaj për ta përqafuar, ledhatuar, qetësuar, t’i ofroni shishen për të pirë, nuk do të arrini rezultat. Asnjëra nga tentimet e juaja nuk mund ta qetësojnë beben përpara se asaj t’i largohen dhimbjet vet.
- Gazrat, lëvizjet rrethore, apo të vjellurat shpeshtohen:
Bebja do të ketë gazra të shumta brenda barkut të saj, gjithashtu gazrat do të shoqërohen edhe me jashtëqitje të shumtë dhe të shpesht, dhe jo vetëm. Bashkë me këto të dyja, menjëherë pas ushqyerjes foshnja fillon të vjellë apo pështyjë qumështin. /Gazeta Shneta/