Për nënën shtatzënë e cila vdiq në Ferizaj para dy ditësh së bashku me foshnjën, ka folur shefi i Gjinekologjisë në Ferizaj, Bajram Syla.
Ai ka thënë se pacientja ka ardhur pa shenja jete në spital dhe ekipi kujdestar e ka ftuar menjëherë gjinekologun për të konstatuar gjendjen e foshnjës, raporton TV Liria, transmeton Gazeta Shneta.
Gjinekologu ka konstatuar me anë të ultrazërit se foshnja ende ka rrahje zemre, por gjatë operacionit bebja ka lindur e vdekur.
Syla thotë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë secilit njeri, pavarësisht nëse femrat janë shtatzëne apo ajo.
Ai ka shtuar se arresti kardiak nuk ka ndodhur për shkak të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/