Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Fushë Kosovë ndodhi një aksident fatal, kur një veturë e tipit Fiat goditi një këmbësore për vdekje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur inicialet e viktimës dhe shoferit të veturës, i cili u arrestua disa orë pas aksidentit, shkruan Gazeta Shneta.
B.C. janë inicialet e viktimës e lindur në vitin 1997, ndërsa A.S. është shoferi i lindur në vitin 1992.
Ahmeti ka thënë për Gazeta Shneta, se për momentin nuk ka detaje të tjera, derisa ekipet e Policisë janë duke u marr me rastin.
Në fotografinë më poshtë është vetura e cila goditi 20-vjeçaren.
Sipas dëshmitarëve, nga shpejtësia e madhe shoferi nuk ka mundur të ndalet në semaforin e kuq dhe në këtë moment e ka goditur vajzën të cilën e ka hedhur tutje disa metra./GazetaShneta/
http://gazetashneta.net/kjo-eshte-vetura-qe-goditi-per-vdekje-vajzen-ne-fushe-kosove-foto/
http://gazetashneta.net/shoferi-vetures-qe-vrau-vajzen-e-kaloi-semaforin-e-kuq/
http://gazetashneta.net/aksident-tmerrshem-ne-fushe-kosove-vdes-nje-vajze-foto-18/