Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e mbrëmshëm tragjik në Llozicë të Klinës, ku mbeti i vdekur mjeku 35-vjeçar, Gjon Gjidoda.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Periskopin ka thënë se rasti ka qenë vet-aksident.
‘’Më 25.01.2020, në ora 01:15, në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksedentuar), drejtuesi i veturës ka dal nga rruga duke u ndeshur me një muri betoni. Për pasojë drejtuesi i veturës ka humbur jetën, këtë e kanë konstatuar në vend ngjarje stafi mjekësor emergjent’’.
Mjeku Gjidoda ishte punëtor mjekësor në Klinë. /Gazeta Shneta/