Detaje çfarë dihet deri më tani për tragjedinë në Gjilan ku mbetën të vrarë 5 persona

2020-02-18 në ora 17:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan, ku një zyrtare policore dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj dhe në fund ka bërë vetëvrasje.

Policia ka bërë të ditur se është gjetur një armë zjarri në dorën e zyrtares policore Valdete Bllaca, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan ka vrarë babin Zeqirin, nënën Hanifën dhe dy vëllezërit Blerimin dhe Fisnikun.

Policia po dyshon se vrasja është kryer me revolën e saj zyrtare të policisë. Bllaca kishte punuar në rajonin e Prishtinës në Qendrën e Thirrjeve dhe para pesë vitesh ishte transferuar në Gjilan.

Deri më tani ka qarkulluar një version i fqinjëve të cilët kanë thënë se vëllai i madh Blerimi kishte shtënë drejt prindërve dhe vëllait të vogël Fisnikut, ndërsa Valdetja më pas kishte arritur në shtëpi dhe e kishte vrarë Blerimin dhe më pas vetën.

Por Policia deri më tani ka deklaruar se është gjetur vetëm një armë zjarri në vendin e ngjarjes. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *