Sipas ekspertëve, një dietë e ulët karbohidrati mund të rrisë shanset për të mbetur shtatzënë.
Sipas mjekëve që paraqitën në Shoqatën Europiane të Riprodhimit të Njeriut dhe Embriologjinë në Gjenevë, në takimin vjetor të vitit 2017, duke iu përmbajtur vetëm një pjese të karbohidrateve në ditë mund të përmirësojë ndjeshëm shanset për konceptim.
Ata shpjeguan se një dietë e lartë me karbohidrate mund të dëmtojë qelizat e spermës ose të ndikojë edhe në cilësinë e vezës së gruas, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët besojnë gjithashtu se një dietë e lartë me karbohidrate mund të bëjë që stomaku i një gruaje të jetë më pak i pranueshëm për implantimin.
Ekspertët po e bazojnë këshillën e tyre pjesërisht në një studim të vitit 2013 në Institutin e Delaware për Mjekësi Riprodhuese, i cili studioi 120 gra që pësonin trajtim të fertilitetit.
Gratë që konsumonin një dietë me më pak se 40 përqind të karbohidrateve kishin një shkallë të shtatzënisë pothuajse dyfish më të madhe se të atyre grave me konsum më të lartë të karbohidrateve.
Dhe nëse bën pjesë në ato gratë që mund të konsumoni karbohidrate pa fituar peshë, duhet të keni kujdes. Studiuesit treguan se efekti mund të prek çdo grua./Gazeta Shneta/