Pasi që në shtëpi keni një djalë, shumica prej prindërve kanë dëshirë të bëjnë edhe një vajzë, në mënyrë që të krijohet një balancim gjinor.
Por çfarë duhet të bëni që të keni një vajzë?
Gjinia e një fëmije përcaktohet nga kromozomet. Nëse përbërja gjenetike përbëhet nga kromozomet ‘XX’, fëmija është vajzë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse përbërja gjenetike është ‘XY’, atëherë është konceptuar një djalë. Gjinia e foshnjës përcaktohet nga babai.
Janë disa metoda me anë të cilave rritni shanset që të keni një vajzë:
-Provoni të dini kohën e saktë të ciklit tuaj, në mënyrë që të dini ditën e ovulimit. Seksi 2 deri në 4 ditë para ditës së ovulimit tregon se ju mund të keni një vajzë.
-Provoni disa pozita seksuale, pozicionet e seksit janë më të favorshmet kur bëhet fjalë për një vajzë, pozita e misionarit është më e dobishme për shkak se kufizon nivelin e depërtimit.
-Shmangni orgazmën, kjo është një teknikë që mund të mos jetë popullore ndër gratë por nëse kjo do të thotë të kesh mundësi të bëni një vajzë, atëherë evitoni sa më shumë.
-Ndryshoni dietën tuaj ushqimore, hani sa më shumë fruta dhe perime, spinaqi, arrat dhe brokoli do të ju ndihmojnë shumë.
Ndërsa për fund, tentoni të bëni një banjë të nxehtë, thuhet se spermatozoidët e vajzave janë më tolerante ndaj temperaturave më të ngrohta./Gazeta Shneta/