Trajtimet e infertilitetit mund të jenë më pak efektive për njerëzit që hanë më shumë ushqime me nivele më të larta të pesticideve, sipas një studimi të ri.
Disa lloje të frutave dhe perimeve, si luleshtrydhe dhe spinaqi, kanë tendencë t’u hidhen më shumë pesticide për të mbrojtur të korrat dhe ‘larja e tyre nuk bën absolutisht asnjë ndryshim’, thotë autori i studimit Jorge Chavarro, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i Universitetit të Harvardit shqyrtoi gratë që po kalonin trajtimin e fertilitetit dhe gjeti se ato që konsumonin më shumë nga këto lloje prodhimesh kishin më pak gjasa të mbeteshin shtatzënë ose të lindnin një fëmijë në gjendje të shëndoshë.
Ndërsa kërkimet vazhdojnë të dokumentojnë uljen e fertilitetit, ky studim mund të japë një indikacion se si faktorët e mjedisit mund të lidhen me rënien e fertilitetit dhe normat e lindjeve.
Pesticidet kanë qenë të lidhura me një gamë të gjerë të efekteve negative të shëndetit për sistemin nervor, lëkurën dhe sytë dhe sistemin e hormoneve. Disa dyshojnë se ato kanë shkaktuar edhe kancer./Gazeta Shneta/