Rënia e natalitetit në Kosovë parashihet të shkaktojë zvogëlimin e numrit të popullsisë. Deri në vitin 2061, pritet të ketë vetëm 1.5 milionë banorë.
Këto janë të dhënat e prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë raport po ashtu është parashikuar që të ketë edhe vjetërsim të popullatës deri në moshën mesatare 45 vjeç, raporton KosovaPress.
Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, ka deklaruar se ky raport është alarmi i fundit për institucionet e Kosovës që të shohin se kah po shkojnë trendët e rënies së popullsisë në Kosovë.
Në raportet që Gazeta Shneta merr çdo ditë nga klinika e Gjinekologjisë, numri i lindjeve në 24 orë nuk kalon mbi 50 sosh.
Prej 31 mijë e 433 lindjeve sa ishin regjistruar në vitin 2015, në vitin 2016 ka pasur rënie prej më shumë se 1 mijë. /Gazeta Shneta/