Deri kur foshnja duhet të mbajë kapelë të pambukut?

2017-05-26 në ora 13:42

Tek foshnjat e sapo lindura, zakonisht koka e tyre mbulohet me kapelë pambuku, të cilën vazhdojnë t`ia mbajnë edhe më gjatë.

Por ja se deri kur foshnja duhet të mbajë kapelë të pambukut?

Tek foshnjat e sapo lindura, zakonisht koka e tyre mbulohet me kapelë pambuku, të cilën vazhdojnë t`ia mbajnë edhe më gjatë, transmeton gazetametro.net.

Por ja se çka thonë pediatrit për këtë se sa gjatë foshnjave duhet t`ia mbajnë këtë detal “mode”…

Përderisa foshnjat janë në barkun e nënës, ata frymojnë në një ambient të ngrohtë, kështu që kur të vijnë në këtë botë ata munden ta kenë shumë më të ftohtë. Për këtë arsye foshnjeve sapo të lindin iu vendojnë në kokë kapelën e pambukut.

Mirëpo pasi që foshnja të lirohet nga spitali, nuk është e nevojshme që t`ia mbani vazhdimisht në kokë kapelën, në përjashtim të stinës së dimrit ku dhe është shumë ftohtë për ata.

“Fëmija në momentin që kthehet në shtëpinë e tij, nuk e ka patjetër që të mbani kapelën e pambuktë.” – thotë pediatri I mirënjohur nga Kalifornia Howard Ronshaugen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *