Përveç politikës, deputetet kosovar po dalin të jenë mjaft aktiv dhe të përfolur edhe për jetën e tyre private.
Kështu deputeti i Nismës, Haxhi Shala është duke i mbajtur dy lidhje dashurie në distancë, ai deri sa në Kosovë ka familjën e tij, në Gjermani ka edhe të dashuren, shkruan Magazina.al
E dashura e tij ka bërë publike lidhjen me deputetin duke publikuar vazhdimisht foto me të në rrjetet sociale.
E kontaktuar nga Magazina.al, e dashura e deputetit Angelina Shala, e cila me profesion është këngëtare dhe jeton në Gjermani, ka pranuar se është në lidhje me deputetin Haxhi Shala.
Ndërsa bashkëshortja e tij në Kosovë me të cilin deputeti është i martuar dhe ka dy djem, vazhdon të përkrah bashkëshortin e saj përmes rrjeteve sociale duke publikuar aktivitetet e tij.