Baballarët të cilët vuajnë nga depresioni katër herë më shpesh janë të prirë që të dënojnë fizikisht – rrahin – fëmijët e tyre, sesa baballarët që nuk vuajnë nga depresioni, thonë shkencëtarët amerikanë nga Shkolla Mjekësore “Eastern Virginia”.
Përpos kësaj, këta meshkuj dy herë më rrallë u kanë lexuar fëmijëve të tyre.
Kërkuesit shkencorë thonë se studimet e mëparshme kanë vënë në pah lidhjen midis ndëshkimit fizik të fëmijëve dhe zhvillimit të agresivitetit te adoleshentët dhe të rriturit.
Të dhënat e reja bazohen në përgjigjet e 1.700 baballarëve, fëmijët e të cilëve kishin të paktën një vjet.
Është konstatuar se 7% e të anketuarve gjatë një viti kishin të paktën një episod të depresionit të rëndë.
Është parë se depresioni ishte më i shpeshtë te të papunët si dhe te ata që kishin histori të përdorimit të alkoolit, thuhet në revistën “Pediatrics”. /Gazeta Shneta/