Depresioni pas lindjes është një lloj i depresionit klinik që mund të ndikojë tek gratë, dhe më rralë tek meshkujt, zakonisht pas lindjes së foshnjës.
Studimet raportojnë shkallën e prevalencës midis femrave nga 5 për qind deri në 25 për qind, por diferencat metodologjike në mesin e studimeve e bëjnë nivelin e përhapjes aktuale të paqartë.
Shumë nëna të reja përjetojnë këtë depresion pas lindjes së fëmijëve, të cilat zakonisht përfshijnë ndryshimin në humor, duke qarë, ankthe dhe depresion sidomos në gjumë.
Zakonisht kjo fillon disa ditë pas lindjes dhe vazhdon për disa javë, zakonisht deri në dy, transmeton Gazeta Shneta.
Por, disa nëna të tjera përjetojnë këtë lloj të depresionit i cili është edhe më afatgjatë, dhe ka të bëjë me çrregullimin ekstrem të humorit që quhet psikozë.
Kjo nuk është një mungesë e karakterit apo një dobësi, thjesht është një ndërlikim i lindjes.
Nëse keni depresion menjëherë pas lindjes, atëherë konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/