Depilimi gjatë shtatzënisë në përgjithësi konsiderohet i sigurt. Por ekzistojnë disa masa për të cilat duhet të jeni të vetëdijshme, edhe nëse depiloheni në në shtëpi apo caktoni termine në sallone të bukurisë.
Kontrolloni për të parë se mjeti që ju depiloheni është i pastër dhe nuk ripërdor dyll ose shiritat ndërmjet klientëve. Një gjë e tillë do të mund të të vërë në rrezik për infeksionet bakteriale. Ri-përdorimi i aplikatorëve rrit gjithashtu rrezikun e infeksionit, transmeton Gazeta Shneta.
Edhe pse depilimi në pëegjithësi nuk është një procedurë e ndaluar, ka disa lloje të lëkurave të cilave nuk u rekomandohet heqja e qimeve:
– plagë të hapur
– venat me variçe
– lekurë me skuqje
– irritime
– nishane
– puçrra
– lythat
– zonat ku përdoren barnat kundër akneve
Lëkura e çarë ka një shans të vogël për të zhvilluar infeksione të lëkurës të cilat zakonisht mund të menaxhohen me antibiotikë, shkruan “The Conversation”.
Edhe pajisjet për depilim në kushte shtëpie priren të jenë të sigurta edhe nëse depiloheni kur jeni shtatzënë.
Rekomandohet që të siguroheni që dylli të mos jetë shumë i nxehtë dhe që mund të shihni dhe të arrini në çdo zonë ku mund të depërtojë. Kjo parandalon djegien e lëkurës, e cila do të jetë e dhimbshme dhe mund të bëhet e infektuar./GazetaShneta/