Aftësia e të shikuarit menjëherë pas lindje ka tendencë që të mos jetë plotësisht funksionale.
Në vazhdim të zhvillimit të fëmijës, duhet të tregoni kujdes me këto shenja, e në rast se i vëreni, dërgojeni për një vizitë tek oftamologu.
– Sytë e fëmijës nuk lëvizin normalisht, njëri lëviz dhe tjetri jo.
– Fëmija ka kaluar një muaj, por dritat e celularit ose televizorit nuk ia tërheqin vëmendjen.
– I mban sytë mbyllur gjithë kohën.
– Në fotot e fëmijës sytë duken të çuditshëm ose të drejtuar në një vend të pazakontë ose duken të bardhë, jo të kuq siç bëhen zakonisht nga blici.
– Një ose të dy sytë janë të fryrë.
– Një ose të dyja qepallat janë të varura.
– Fëmija fërkon sytë edhe kur nuk është përgjumësh.
– Sytë e tij/saj janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës.
– Një nga sytë është më i madh se tjetri.
– Papritur vëreni ndryshime që si keni parë më herët.
Mjeku do t’ju ndihmojë për të përcaktuar nëse gjendja është serioze ose jo. Nëse në familjen tuaj ka anëtarë që kanë probleme me shikimin duhet ta vini mjekun në dijeni./pernenat.al/