Këshilli Qëndror i Zgjedhjeve të Odës së Mjekëve të Kosovës ka publikuar rezultatet preliminare.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përpunimit të procesverbaleve të Komisioneve të Njësive Zgjedhore dhe numërimit të votave me kusht, SHPALLË Rezultatet Preliminare të Zgjedhjeve për Kuvendin e OMK-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Listën e Rezutateve Preliminare mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.
“Këshillë Juridike: Të gjithë kandidatët që janë të pakënaqur me konstatimet preliminare të publikuara në faqen zyrtare të OMK-së, kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë Panelit për Ankesa në afat prej njëzet e katër (24) orëve nga publikimi i kësaj liste. Ankesën mund ta parashtroni edhe përmes postës elektornike në adresë [email protected]”, është thënë në njoftim.
Zgjedhjet janë mbajtur në tre nivelet e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Të drejtë vote kanë pasur 2893 mjekë të cilët kanë votuar për 176 kandidatë. /Gazeta Shneta/