Përgjatë shtatzënisë shpesh gratë vuajnë nga çrregullime të zorrëve.
Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë nënat kanë probleme me të vjellat në mëngjes. Këto çrregullime shkaktohen nga niveli i lartë i HCG dhe estrogjenit në gjak.
Ndër shqetësimet e tjera është edhe urthi. Me zhvillimin e shtatzënisë kalimi i ushqimit në zorrë bëhet më i veshtirë, për shkak të zhvendosjes së organeve lart.
Çfarë duhet të bëni kur keni probleme me zorrët?
Ushqimi dhe mënyra e duhur e jetesës luftojnë efektivisht çrregullimet e zorrëve gjatë shtatzënisë. Një dietë e pasur me fibra nxit zorrët në parandalimin e kapsllëkut. Gjatë shtatzanisë duhet të konsumoni shumë fruta dhe perime.
Konsumimi i lëngjeve është thelbësor në këtë periudhë.
Ushqimi duhet të jetë i shpeshtë dhe i lehtë, për të shmangur peshën dhe tretjen shpejt. Çaji bimor eshte një ilaç i shkëlqyer për të trajtuar problemet e zorrëve gjatë shtatzënisë. Edhe koper eshte shumë e mirë në problemin e zorrëve pasi favorizon tretjen.