Covid-19 po sulmon edhe placentën gjatë shtatzanisë, zbulojnë studimet

2020-05-23 në ora 16:02

Një studim i vogël i 16 grave shtatzëna që rezultuan pozitive për Covid-19 gjetën prova të dëmtimit të placnetës, organit që vepron si zorrë, veshka, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzanisë.

Testet patologjike të përfunduara drejtpërdrejt pas lindjes, gjetën prova të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut nga nëna tek  fetusi dhe mpiskjen e gjakut në placentë, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo mund të ndërhyjë në rolin e placentës në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndeve ushqyese nga rrjeda e gjakut të nënës tek fëmija që rritet dhe largon produktet e mbeturinave nga gjaku i foshnjës.

“Jo për të pikturuar një pamje të frikshme, por këto gjetje më shqetësojnë”, tha mjeku obstetër i Northwestern Medicine, Dr. Emily Miller.

Pavarësisht se janë tesuar vetëm 16 gra, autorët thanë se studimi është ekzaminimi më i madh i shëndetit të placentae tek gratë që rezultuan pozitivisht për Covid-19 të bërë deri më tani.

“Unë nuk dua të nxjerr përfundime gjithëpërfshirëse nga një studim i vogël, por kjo pamje paraprake se si Covid-19 mund të shkaktojë ndryshime në placentë mbart disa implikime mjaft domethënëse për shëndetin e një shtatzënieje”, tha Miller, profesor në Universitetin Veriperëndimor Feinberg.

“Ne duhet të dësikutojmë nëse duhet të ndryshojmë mënyrën se si monitorojmë gratë shtatzëna tani”, tha Miller.

Ndërsa hulumtimet për foshnjat e lindura nga nënat e infekruara me Covid-19 sapo kanë filluar, deri më tani virusi nuk duket se po krijon ndonjë lidhje me rezultatet e shtatzanisë.

E njëjta gjë ishte e vërtetë në këtë studim të ri, ku të porsalinurit ishin bebe të shëndetshme, megjithëse fluksi i gjakut ishte bllokuar dhe shumë prej placentave ishin më të vogla sesa duhet të ishin. /GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *