‘Covid-19’ ka shkaktuar afër 1900 vdekje, pse OBSH nuk po e shpall pandemi

2020-02-18 në ora 09:13

Mbi 71 mijë persona të prekur dhe rreth 1900 të vdekur nga koronavirusi i ri ‘Covid-19’, por Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk e ka shpallë këtë gjendje si pandemi.

Drejtori ekzekutiv i programit për emergjenca në OBSH Dr. Michael Ryan, ka deklaruar se organizata ende nuk e ka kategorizuar koronavirusin e ri si pandemi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

“Mendoj se duhet të bëjmë kujdes në përdorimin e termit ‘pandemi’. Kemi pasur shumë situata kontroverse në rastin e H1N1 nëse ka qenë pandemi apo jo, prandaj edhe në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Problemi është nëse ka transmetim të efektshëm të sëmundjes jashtë Kinës dhe për momentin nuk ka. Prandaj në këtë gjendje ne nuk mund ta shpallim pandemi dhe të mos shkaktojmë panik dhe frikë në botë”, ka deklaruar Ryan.

Edhe drejtori i departamentit të Infektivës në OBSH Dr. Sylvie Briand, është pajtuar me këtë konstatim duke thënë se pandemia konsiderohet si skenari më i keq i një sëmundje, por deri më tani nevojiten ende evidenca për ta shpallur këtë gjendje si skenarin më të keq. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *