Çka mund të mësoni nga Kylie Jenner rreth alergjive të fëmijëve

2019-06-12 në ora 13:51

Ylli televiziv, 21 vjeçarja Kylie Jenner ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj disa momente të ndjeshme nga jeta personale.

Si duket, Stormi Webster, vajza e 16-muajsh e Jenner ka vizituar spitalin për një reaksion alergjik, transmeton GazetaShhneta.

Jenner nuk ka zbuluar detaje mbi alergjinë specifike të vajzës, por sipas revistës People, një burim tha se incidenti ishte lidhur me ushqimin.

Kylie ka thënë se vajza e saj ishte e mirë dhe se vizita tek pediatri ishte vetëm një kontrollim shtesë sa për t’u siguruar që shëndeti i vajzës është në rregull.

E tani lind pyetja: Si mund ta mbroni fëmijën tuaj nga një reaksion i rëndë alergjik?

Çfarë duhet të dini rreth reaksioneve alergjike në fëmijëri

“Kushtet alergjike janë çështjet shëndetësore më të zakonshme që prekin fëmijët”, – vuri në dukje Kenneth Mendez, kryetare e Fondacionit të astmës dhe alergjisë së Amerikës (AAFA), shkruan “Health Line”.

Shkaktarët më të zakonshëm për gjendjen e njohur si anaphylaxis– një simptomë fatale për jetën – janë ilaçet, ushqimet dhe pickimet e insekteve. Ndërsa medikamentet janë shkaktarët për vdekjet e shumta nga alergjia, raporton AAFA.

Përveç alergjive ushqimore dhe medikamenteve, Mendez tha se 8.4 përqind e fëmijëve janë diagnostikuar me ethet e kashtës.

Alergjitë e ushqimit janë të zakonshme tek fëmijët. Alergjitë më të njohura janë qumështi, vezët, soja, gruri, arrat, kikirikët, peshku dhe butaku.

Ata përbëjnë 90 për qind të reagimeve të ushqimit tek të gjithë fëmijët. Ndër të tjera, fëmijët mund të jenë alergjikë ndaj alergjenëve mjedisorë, si p.sh. poleni, myku, parfumi, tymi i cigareve, kafshët shtëpiake etj..

“Prindërit duhet të jenë në gjendje të njohin një reagim alergjik ndaj një ushqimi në mënyrë që ata të mund të kërkojnë ndihmë”, tha Dr. Aikaterini Anagnostou, ekspert në alergjinë pediatrike në Teksas./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *