Për përcjellje të mirëfilltë te shtatzënisë është obligative ekoja morfologjike e cila bëhet me ultrazë në javët 20- 22, këshillon ekspertja e mjekësisë së fetusit, Dr Arbërore Zymberi.
Kjo periudhë e ekzaminimit është shumë më rëndësi, sepse kjo është koha e kompletimit në formimin e organeve.
Mjeku këtu ka rastin të kontrollojë nëse bebja juaj ka pasur zhvillim normal. Në këtë fazë të shtatzënisë, anomalitë janë shumë më të dukshme.
Ekzaminohet truri, shikohet nëse lidhja e pjesës trunore është në rregull për të vazhduar me vizualizimin e profilit të fytyrës.
Pjesë e rëndësishme e këtij ekzaminimi është edhe morfologjia e zemrës, ku me kujdes ekzaminohet struktura dhe sistemi i vazave të gjakut në zemër dhe kjo njihet si ekokardiografi fetale.
Shtylla kurrizore është një pjesë tjetër që duhet të ekzaminohet gjatë kësaj kontrolle për të parë nëse renditja e kockave kurrizore është në rregull dhe të përjashtohen defektet si spina bifida.
Duhet kontrolluar struktura dhe funksionaliteti i veshkave dhe të vizualizohen në detaje duart dhe këmbët.
Kjo vizitë është shumë me rëndësi për rrjedhën e shtatzënisë andaj është vizitë e detyrueshme për çdo shtatzënë.
Për të realizuar një vizitë të tillë të detajuar sipas protokoleve më të avancuara ndërkombëtare, ju mund të vizitoni Qendrën për Mjekësi Fetale në Prizren.
E specializuar dhe me përvojë në Evropë, Dr Arbërore Nora Zymberi është rikthyer në vendlindje për t’iu ofruar eksperiencën e saj në këtë fushë për një ekzaminim të detajuar të bebit tuaj.
Për të caktuar një termin për ekografi morfologjike te Dr Nora mund të kontaktoni përmes numrit të telefonit: 045 246 688. /Gazeta Shneta/