Higjiena e gojës gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme të mirëmbahet sipas mundësive.
Por cila është lidhja mes nënës dhe fetusit në aspektin e higjienës orale?
Sipas hulumtimeve të fundit shkencore nëse një nënë shtatzanë është e vëmendshme ndaj higjienës orale dhe ushqehet në mënyrë të shëndetshme atëherë fëmija që do të lindë nuk do të ketë probleme me kariesin. Nëse nëna shtatzanë nuk kujdeset për dhëmbët dhe ushqimin e saj, jo vetëm që ka rrezik për sëmundjen e diabetit, por edhe për zhvillimin e kariesit tek femija.
Pra, për të parandaluar prishjen e dhëmbëve si tek nëna dhe fëmija duhen ndjekur disa rregulla të thjeshta.
Për më tepër, neglizhenca e higjienës orale gjatë shtatzanisë shoqërohet me disa efekte negative si: vonesa në rritjen e fetusit, dhe abortin spontan. Përveç kujdesit të përditshëm të higjienës orale është mirë që gjatë periudhës së shtatzanisë të kryeni një kontroll tek dentisti në mënyrë që të parandaloni çdo problem të mundshëm në kohë./pernenat.al/