Çka i bën alkooli fytyrës tuaj?

2017-05-29 në ora 12:06

Dolët për një pijë natën e kaluar, e tash po e paguani çmimin?

Ndiheni  të lodhur fizikisht, të zymtë e me dhimbje koke.  Por këto nuk janë të vetmet probleme që shkaktohen nga konsumimi i alkoolit, shkruan New York Post.

Sytë dhe fytyra të nesërmen duken të skuqura dhe të fryra.

Përveç  kësaj, efektet e alkoolit mund të çojnë në dehidrim, gjë që nuk është e mirë për trupin dhe shkakton të fryra gjatë ditëve të tjera.

E me kalimin e kohës, pirja e tepërt vazhdimisht mund të shtypë mekanizmat natyror të mbrojtjes së lëkurës, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj djegieve nga dielli dhe dëmtimit të UV, transmeton Klan Kosova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *