Shumica e cistave ovariane zhduken brenda disa muajsh pa trajtim.
Një cist në vezore është i mbushur me lëng ose një material gjysëm i fortë, që formohet në ose brenda vezoreve, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë gra do të kenë cista në vezore gjatë jetës së tyre. Shumica e cistave nuk janë shkak për shqetësim. Një lloj cisti i padëmshëm, i quajtur cist funksional, ndodh për shkak të funksionimit normal të viklit menstrual. Këto ciste kanë tendencë të zvogëlohen vet, zakonisht brenda 60 ditësh.
Shkaqet dhe llojet e cistave ovariane
Kur cistat nuk shkaktohen nga funksionimi normal i ciklit menstrual, ato mund të jenë një nga llojet e mëposhtme të cistave:
Cistat dermoide: Këto cista formohen nga qelizat që prodhojnë vezë. Ato mund të përmbajnë inde të tilla si flokët, lëkura ose dhëmbët. Rrallë janë kanceroze.
Këto cista mund të rriten aq shumë, saqë ndikojnë që vezoret tuaja të shtrembërohen ose të lëvizin nga pozicioni i tyre i zakonshëm. Kjo quhet rrotullim ovarian.
Cistadenomat: Këto cista zhvillohen nga indet vezore dhe mund të mbushen me lëng të holluar me ujë ose me një material të mukozës. Mund të rriten shumë të mëdha.
Endometriomat: Këto ciste shkaktohen nga gjendja endometrioza, në të cilën qelizat e mitrës rriten jashtë mitrës suaj dhe mund të formojnë një rritje në vezoren tuaj.
Simptomat e cistave në vezore
Cistat më të vogla kanë tendencë të mos shkaktojnë simptoma.
Cistat më të mëdha shkaktojnë:
Dhimbje në legen, ose dhimbje në shpinë dhe në kofshët tuaja
Dhimbje e legenit para fillimit të ciklit tuaj menstrual
Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
Presion mbi zorrët ose dhimbje gjatë lëvizjeve të zorrëve
Kërkesa për të urinuar shpesh
Të vjella ose butësi në gji.
Trajtimi
Shumica e cistave funksionale të vezoreve zhduken brenda disa muajsh pa trajtim.
Në disa raste, mjeku juaj mund të përshkruaj një ilaç, për të ndaluar ovulacionin dhe për të parandaluar zhvillimin e cistave në të ardhmën. Në disa raste të rënda, operacioni mund të jetë i nevojshëm për të hequr një cistë./GazetaShneta/