Gratë që vuajnë nga gjendja kronike e cisteve të vezores janë më të prekura ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor, konfirmon një studim afatgjatë.
Studimi ka zbuluar se gratë që preken nga këto ciste janë gjithashtu më të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm ose çrregullime ADHD, transmeton Kidstime.
Sindroma e vezores policistike, që mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë infertilitet, është një nga problemet më të përhapura shëndetësore që prek zakonisht gratë e reja.
Gratë me sindromën e vezores policistike kanë nivele më të larta të hormonit mashkullor (androgjen) dhe për të këtë arsye kanë perioda të çrregullta, qime në fytyrë, akne etj.