Se cili ushqim rekomandohet për të mësuar beben të haj me dorë të vetë, është një nga pyetjet më të shpeshta të parashtruara nga nënat, sipas Razije Musës, mami.
Ajo përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook ka shpërndarë ushqimin, i cili e bën të pavarur beben përsa i përket pjesës të së ushqyerit, shkruan Gazeta Shneta.
Ndiqni postimin e plotë të saj:
“Pershendetje Nana tē dashura
Shpeshē mē keni pytē, cka me i dhene bebes.
Cili ushqim rekomandohet per ta mesuar beben te haj me dore te vete dhe pa rrezike qe do te i jete ne fyte.
1. Gjeni nje lloje paste(makarona) per femije extra, te cilat jane shume te vogla dhe kaperdihen lehte. Ne Shqiperi gjeta, nuk e di per Kosove.
2. Nese nuk ka te tilla, atehere merrni me te medhaja dhe theni, sikur keto ne foto.
3. Zieni 10 minuta
4. Hudhni pak vaj ulliri
5. Karrotat i zieni 7 minuta
6. Dhe pa frike i jepni bebes, edhe do te mund ti konsumoje edhe nuk ka mundesi te ngulfatet. Megjithate rrijuni prane per cdo raste.
7. Receta eshte 6+
Mē shum dashuri
Razija”