Cili është uji më i mirë për bebet?

2017-04-04 në ora 09:19

Cili është uji më i mirë për bebet? Ju mësojmë si te lexoni etiketën. 

Ne përgjithësi bebet e porsalindura nuk duhet te pine ujë pa mbushur 6 muaj. Qumështi i gjirit ose me formule mjafton për ta hidratuar. Pas 6 muajve mund te filloni t’i jepni nga pak ujë, por jo shume, pasi rrezikoni t’i rendoni stomakun.

Kur një bebe nen 6 muaj pi shume ujë mund t’i dhembi barku ose t’i pritet oreksi, pasi stomaku i tij i vogël do ngopet me ujin. Përveç këtyre, konsumi i ujit te tepërt ne moshën foshnjore mund te ndërhyje ne aftësinë e trupit për te absorbuar vlerat ushqyese te qumështit. Pasi te mbushi 1 vjeç dhe te këtë filluar te haje ushqime solide, bebja juaj mund te pi sa ujë te doje.

Cilin ujë të zgjedhim për beben?

Uji i mirë për bebet është ai mineral, por me pak kripëra. Sidomos në vitin e parë të jetës, mos i jepni ujë nga rubineti i çezmës, që mund të jetë shumë i “fortë”, pasi përmban klor dhe mbeturina. Zgjidhni ujin jo të gazuar me shishe, sepse bulëzat e ujit te gazuar shtojnë ajrin në barkun e tij të vogël.

Më mirë shishja prej qelqi apo prej plastike?

Që të dyja në fakt janë të sigurta. Lexoni gjithmonë etiketën: përqëndrimi i kripërave minerale duhet të jetë më pak se 200 miligramë për litër; duhet të ketë një përmbajtje të ulët natriumi (Na), kaliumi (K) dhe klori (Cl). Nitratet (NO3) duhet të jenë më pak se 10 mg/litër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *