Në lidhje me hipotezën se fëmija më i madh është më inteligjent se ai i vogli, shkenca ka bërë një hulumtim dhe ka ardhur në rezultat të vërtetimit të një hipoteze të tillë.
Fëmijët e lindur të parët janë më të mençur dhe do të bëhen më të suksesshëm se vëllezërit dhe motrat më të reja, tregojnë studimet tashmë disavjeçare.
Mirëpo, nga ana tjetër, vëllezërit dhe motrat më të vjetra janë më shumë cinikë dhe u besojnë më pak të tjerëve, prandaj të vegjlit janë shumë më kryengritës. Rivaliteti midis vëllezërve dhe motrave është i kushtëzuar me radhën e lindjes.
Fëmijët që lindin të parët, janë më të mençur, ndërsa vëllezërit dhe motrat më të vegjël marrin nota më të mira, thuhet në studim. Zbulimi bazohet në një debat dhe vëzhgim i cili ishte kryer për një periudhë të gjatë kohore.
Por studimi po ashtu jep një kontradiktë rreth idesë së propozuar se, për shembull, fëmijët që lindin të parët janë më të hapur dhe më komunikues.
Zbulimet hedhin dritë në influencën e marrëdhënieve në mes të motrave dhe vëllezërve, e cila shumë shpesh ka më pak vëmendje në krahasim me atë nënë-fëmijë ose babë-fëmijë, thotë dr. Tiffany L. Frank, mjeke në universitetin Adelphi në Long Island, Nju Jork, që njëherësh ishte edhe udhëheqëse e këtyre hulumtimeve./Bota.al/