Numri i lindjeve të fëmijëve në Kosovë ka rënë dukshëm ndër vite. Pothuajse 10 mijë foshnje më pak kanë lindur në vitet e fundit.
Në vitin 2015 në Kosovë kanë ardhur në jetë 24 mijë e 594 foshnje, prej tyre 122 të vdekura. Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 712 foshnje kanë qenë binjakë ndërsa 18 trinjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Por cilët ishin emrat më të përdorur atë vit në Kosovë. Shumica e prindërve në vitin 2015 vajzave të tyre iu kanë vendosur emrin Alea dhe Erina, ndërsa për djemtë Diar dhe Ajan.
Ndërsa një vit më vonë, në 2016, kanë lindur 23 mijë e 416 bebe. Edhe këtë vit emri Alea i është vendosur shumicës së vajzave. 169 bebe janë pagëzuar me këtë emër, ndërsa 134 me emrin Sara.
Për djemtë emri më i shpeshtë ishte poashtu Ajan me 218, ndërsa 195 bebe janë quajtur me emrin Noar. Në vitin 2016 kishte më shumë binjakë të lindur 722 sosh dhe 30 bebe trinjakë.
Ndonëse ASK ende nuk i ka publikuar të dhënat për vitin 2017, sipas raporteve të zyrës së ofiçarisë në Klinikën e Gjinekologjisë, emrat më të përdorur vitin e kaluar kanë qenë: Alea, Tuana, Erina, Sara, Suela, Anisa, ndërsa për djemtë Diar, Amar, Leart, Omber Ensar, Anuar, Noar, Dion. /Gazeta Shneta/