Cilat nëna, konsiderohen se janë më të rrezikuara nga lindja e parakohshme gjatë shtatëzanisë

2020-02-13 në ora 17:12

Një shtatëzani normale zgjat afërsisht 40 javë. Ndërsa shumica e grave shtatzëna hyjnë në fillimin e procesit të lindjes përpara 40 javëve.

Lindja e parakohshme karakterizohet nga kontraktimet që fillojnë të bëjnë hapjen e qafës së mitrës para javës së 37-të të shtatëzanisë shkruan Healthline, përcjell Gazeta Shneta.

Lindja e parakohshme në vetvete mund të paraqes rreziqe për nënën dhe fëmijën.

Foshnjat e parakohshme shpesh kanë nevojë për kujdes shtesë pas lindjes dhe nganjëherë kanë probleme shëndetësore afatgjata që mund ti prekin ata gjatë gjithë jetës së tyre.

Sa më heret që të lindë një fëmijë, aq më shumë të ngjarë që do të ketë aftësi të kufizuara fizike ose mendore.

Lindja e parakohshme ndodh në afërsisht 12 përqind të shtatëzënive.

Shkaku i lindjes së parakohshme nuk dihet gjithmonë, por ekzistojnë disa faktorë rreziku që mund të rrisin mundësinë e fillimit të lindjes më heret se koha e përcaktuar.

Këta faktorë rreziku përfshijnë:

-Gestacioni i shumëfishtë (më shumë se një foshnjë në bark);

-Histori paraprake e lindjes së parakohshme;

-Gjakderdhje vaginale në mes të shtatzënisë;

-Infeksion;

-Polihidramnios (një sasi e tepërt e lëngut amniotik që rrethon fëmijën);

-Problemet me qafën e mitrës;

-Problemet me mitrën;

-Kushte të caktuara gjenetike;

-Përdorimi i drogës dhe alkoolit;

-Qasje e kufizuar në kujdesin prenatal;

Është e rëndësishme të mbani mend se shumica e grave me këta faktorë rreziku do ta mbajnë shtatëzënësinë e tyre deri në fund.

Sidoqoftë, është e dobishme të jeni të vetëdijshëm për rrezikun, në mënyrë që të vlerësoheni dhe monitorohen nga mjeku juaj më afër. /Gazeta Shneta /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *