Përveç anës kozmetike që duken shumë të shquara, venat varikoze të këmbëve bëjnë që ato të rriten.
Venat Varikoze sipas udhërrëfyesve me të rinj në bazë të simptomave klinike, prejardhjes, sëmundjes dhe vendit se ku janë të shfaqura janë të ndara në 6 grupe apo në dy faza.
Faza e parë është faza kozmetike, pra nuk ka asnjë simptomatik e ajo në bazë të udhërrëfyesve është C1 dhe C2.
Faza e dytë është faza e komplikimeve e që janë: ënjtja gjatë pozitave të stërzgjatura në këmbë, kruarja, pesha, dhimbja dhe lodhja e këmbës (C3), ndryshimi i ngjyrës së lëkurës në vendet ku janë varikozitetet në formë kafe dhe ngjyrimi është i pakthyeshëm (C4) si dhe në fund lajmërimi i plagëve apo ulçerave që shërohen me shumë vështirësi (C5) dhe plagët që nuk mund të shërohen e që bëhen problem social.
Ne komplikime tjera hyjnë edhe lajmërimi i trombeve ku 10% të pacienteve që kanë vena varikoze dhe ato mund të lëvizin apo të zgjerohen në venat e thella dhe të shkaktojnë trombozen e venave të thella e kjo poashtu është e rrezikshme dhe mund të shkaktoj migrimin apo lëvizjen e trombit dhe të jetë fatal për pacientin, pëlcitje e venave.
Si mund të diagnostikohen venat varikoze?
Venat varikoze zakonisht mund të diagnostikohen me një ekzaminim të thjeshtë fizik dhe UltraZeri (Dopleri) i enëve te gjakut e që është vegla kryesore për zbulimin më të saktë të venave varikoze.
Poashtu me ultrazë apo Doppler mund të përdoret për të përcaktuar praninë e mpiksjes së gjakut, vlerëson funksionin e valvulave në venat e thella dhe sipërfaqësore dhe gjithashtu mund të përcaktojë se sa gjak po rrjedh përsëri në këmbë.
Autor: Dr. Valbon Gashi – Kirurg Vaskular (+377 44 116 718)