Një juri e gjykatës së Los Anxhelosit ka urdhëruar kompaninë Johnson&Johnson të paguajë një shumë prej 417 milionë dollarëve ndaj një paciente me kancer në vezore e cila akuzoi kompaninë për talk në pudrën e famshme të foshnjeve, një produkt të cilin pacientja e ka përdorur për 50 vite.
Edhepse nuk ka argumente 100% të sakta që lidhin pudrën talk me kancerin e vezoreve, kjo nuk është hera e parë që një gjykatë të detyrojë këtë kompani të paguajë shumë kaq të madhe por argumenti kryesor qëndron në atë se kompania është dashur të vendojë një paralajmërim në shishen e produktit për rrezikun e kancerit.
Ja çfarë duhet të dini që të jeni e sigurtë:
- Para viteve 70`, disa pudra të foshnjeve kanë mundur të përmbajnë asbest. Pudra e foshnjeve e njohur si talk pudër është e bërë nga talku, një mineral natyral që në formën natyrore përmban asbest. Asbesti është një substancë tjetër që gjendet në shumë struktura të ndërtuara para viteve 70`, deri sa u vërtetua rreziku që përmban kjo materie. Studimet tregojnë se asbesti paraqet rrezik të kancerit të mushkërive andaj është i ndaluar.
- Pudra e sotme e foshnjeve është ende e bërë nga talku, që ndërlidhet me rrezikun e kancerit të vezoreve. Studimet tregojnë se përdorimi gjenital i talkut shton rrezikun nga kanceri i vezoreve. Përderisa mekanizmi ekzakt i lidhjes së talkut me kancerin e vezoreve është ende i panjohur, besohet se talku lëviz nëpër tubat fallopiane duke shkaktuar një reaksion pezmatues që kontribuon në sëmundjen.
- Askush nuk e di saktë se cila sasi e pudrës është tepër për përdorim.Sipas teorisë, rreziku varet nga dozimi që nënkupton se sa më gjatë dhe vazhdimisht ekspozoheni aq më i madh është rreziku i zhvillimit të kancerit të vezoreve. Njerëzit që kanë histori familjare të kancerit të vezoreve nuk duhet ta përdorin në bazë ditore.
- Mosha dhe gjenetika e rrit më tepër rrezikun e kancerit të vezoreve më tepër se pudra talk. Përderisa studimet tregojnë se përdorimi i pudrës talk ndërlidhet me 30% deri 60% të rrezikut të sëmundjes, studime tjera tregojnë se kjo vlen nëse keni histori familjare me këtë sëmundje. Mosha është një kontribues i madh në këtë gjë, pasiqë kjo sëmundje më shpesh paraqitet tek gratë më të moshuara.
- Pudra për foshnje me talk nuk është më e padëmshme se produktet që janë të etiketuara për të rritur. Nuk ka fakte që dëshmojnë se variacionet e bëra për foshnje janë më pak të dëmshme se ato të bëra për të rritur.
- Pudra për foshnje nuk është i vetëm artikull tualeti që përmban talk. Talku ndodhet poashtu tek kozmetika, sapuni, pasta për dhëmbë, antiperspirantët dhe tek disa pilula.
- Ekspertët nuk janë aq të shqetësuar për prodhuesit afatgjatë të pudrës talk që zhvillojnë kancer të mushkërive nga inhalimi i talkut. Përderisa minatorët kanë rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit nga inhalimi i talkut, përdoruesit e zakonshëm nuk janë të rrezikuar.
- Nuk duhet të brengoseni nëse keni përdorur talk në të kaluarën. Nuk duhet të mendoni se tani jeni të dënuara me zhvillim të kancerit të vezoreve, studimet tregojnë një lidhje e jo një shkak.
- Shumica e ekspertëve thonë se duhet të pushoni me përdorimin e pudrës talk. Kjo është një masë parandaluese ndaj një sëmundjeje të rrezikshme. Duke marrë parasysh se ky produkt nuk është edhe aq i patjetërsueshëm, mund të ruani veten dhe familjen duke e shmangur tërësisht. /Gazeta Shneta/