Mësimi i një gjuhe të huaj tek fëmijët siguron një të ardhme të sigurt. Është thelbësore dhe e ndihmon fëmijën kur të rritet të kërkojë më lehtë punë. Disa studiues me anë të një studimi kanë arritur në përfundimin se çdo prind duhet t’i mësojë fëmijës tre gjuhë për një të ardhme plot mundësi. Nga ana tjetër, ekspertët gjithmonë kanë thënë se: “Përballja me një gjuhë tjetër nxit zhvillimin e inteligjencës dhe aftësinë për të mësuar”.
Megjithatë, në shumë raste, ata pyesin cilat janë gjuhët më të mira që fëmija duhet të mësojë. Ekspertët analizuan sesi gjuha ndikon në jetën e fëmijëvë duke përcaktuar një karrierë dhe mundësi më të mira.
Studimi përfshinte 2,001 prindër me fëmijë nën 18 vjeç. “Ne besojmë se mësimi i një gjuhe të huaj është jashtëzakonisht i dobishëm për zhvillimin e fëmijëve dhe është një investim real për të ardhmen”- shpjegoi profesoresha Antonella Sorace, e cila mori pjesë në hulumtim.
Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj gjuhëve të ndryshme bëhen më të vetëdijshëm për ekzistencën e kulturave të ndryshme dhe pikëpamjeve të tjera. Mësimi një gjuhë tjetër gjithashtu ndikon në jetën akademike dhe ndërpersonale në të ardhmen.
Por cilat gjuhë?
Ekspertët këshillojnë frëngjisht, gjermanisht dhe kinezisht. Këto janë gjuhët themelore për të rritur mundësinë që fëmijët të gjejnë punë prestigjoze kur të rriten. Shumica e prindërve të intervistuar në studim (rreth 85%) thanë se të mësuarit e një gjuhe të dytë është e rëndësishme dhe se kjo mund të rrisë mundësitë e karrierës. Përkundër kësaj, 45% pranuan se nuk e kishin regjistruar kurre fëmijën e tyre në një kurs për të mësuar një gjuhë tjetër /Gazeta Shneta/