Cila është temperatura optimale për dhomën e fëmijës tuaj, dhe si mund ta mbani atë për t’u siguruar se gjumi i natës, në temperatura të ulëta të motit, do të jetë i përsosur?
Cila është temperatura optimale e dhomës?
Për bebet dhe fëmijët, një ambient i sigurt për të fjetur është në mes 18-22 gradë celcius. Është shumë e vlefshme të investoni në një termometër për të monitoruar temperaturën e dhomës së bebes, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Bebja…
Bebet rregullojnë temperaturën e tyre të trupit përmes kokës së tyre, prandaj është mëse e rëndësishme që kur ta vendosni në shtrat ta kenë kokën e pambuluar, që nënnkupton, të mos mbajnë kapelë gjatë gjumit.
Sa i përket veshjes, është e mjaftueshme t’i vishni një bluzë me kapse në mes të këmbëve, një kanatiere, dhe pantollone të lirëshme nga pambuku me qorape. /Gazeta Shneta/