Për detektim të hershëm të problemeve eventuale prenatale për foshnjën në ardhje nevojitet të bëhet ekzaminimi i detajshëm i fetusit me ultrazë, pohon doktoresha e specializuar në këtë lëmi Arbërore Zymberi e njohur nga pacientet e saj si Dr Nora.
Kurse për diagnostifikim të hershëm të këtyre problemeve nevojitet të bëhet ekzaminimi i qelizave fetale, shton dr Zymberi.
Kjo arrihet përmes procedurave invazive si vilocenteza dhe amniocenteza.
Sigurisht se një procedurë e tillë së pari duhet të paraprihet nga këshillimi i çiftit, ku ndër të tjerash vlerësohet dhe pema gjenetike familjare si dhe rreziku gjenetik dhe shpjegohen komplikacionet e mundshme të procedurës.
Amniocenteza është një teknikë e cila për qëllime diagnostikuese presupozon aspirimin e lëngut amniotik, duke qenë procedura më e përdorur për diagnozën prenatale.
Pasi merret lëngu amniotik studiohet për të ardhë në përfundime nëse ka defekte kromozomale përmes kariotipit.
Kjo procedurë klasike kryhet pas javës 15 të shtatzënisë. Ajo mund të bëhet edhe më heret, qysh nga java e 11 por tashmë quhet vilocentezë, që është procedurë shumë e ngjashme me amniocentën, por këtu merret një pjesë placente në vend të lëngut amniotik që bëhet tek amniocenteza
E, përderisa shumë shtatzëna në Kosovë deri vonë janë detyruar të udhëtojnë jashtë Kosovës për të realizuar një procedurë të tillë, atë në Kosovë veç më e ka sjellur Dr Arbërore Nora Zymberi.
Dr Nora, e specializuar në Mjekësi Fetale dhe shqiptarja e vetme pjesë e shkollës së Kypros Nicolaides, e realizon këtë procedurë në qendrën e saj në Prizren, duke bërë që ju të kurseni mundin e udhëtimit në vendet e tjera të rajonit.
Kjo procedurë në Qendrën e Mjekësisë Fetale në Prizren realizohet me standardet e fundit evropiane.
Për të caktuar termin konsulte mund të telefoni në: +377 45 24 66 88.