Kur isha vajzë e vogël, mezi prisja t’i shpoja veshët. Në kohën kur nuk isha duke e lutur nënën për këtë gjë, isha duke u sorollatur nëpër shtëpi më një palë vathë të mëdhenj me kapëse.
Më dukej vetja aq elegante dhe e rritur: ideja që do t’i kisha përgjithmonë këto shpuarje në vesh më dukej shumë ngazëlluese dhe të jem e sinqertë më dukej akt rebel dhe trendi.
Më kujtohet vetja, isha rreth tetë vjeç, kur shkova tek farmacisti dorë për dorë me nënën time që t’i shpoja veshët. Ngazëllimi më kishte kapluar kur po zgjidhnim cilin lloj të bizhuterive vezulluese do të zbukuronin veshët e mi.
Mirëpo frika më mbërtheu kur farmacistja vëri dorëzat e saja dhe morri “revolen” për shpim të veshëve. Për një tetë vjeçare ajo “revole” dukej shumë e madhe, shkruan Jo Hartley në EssentialBaby, transmeton Gazeta Shneta.
– Vajza Carmen e Alec dhe Hilaria Baldwin i ka shpuar veshët në një moshë shumë të re.
– Pra, çka saktësisht na formëson mendimin se cila është mosha e përshtatshme për t’i shpuar veshët? A bazohet ky vendim në zgjedhje personale dhe tradita?
– Sally Richardson ka pasur rast ta provojë insistimin nga vajza e saj 11 vjeçare e cila donte t’i shponte veshët që nga mosha 9 vjeçare.
– “Unë nuk i kisha të shpuar veshët deri në moshën 16 vjeçare dhe ndjeja që e njëjta të ndodhte me bijën time”, thotë ajo. “Nuk e di pse e mbaja me ashpërsi këtë pikëpamje, a ishte sepse mendoja se veshët e shpuar iu rrinin më bukur vajzave më të rritura apo sepse mendoja se është mirë që t’i paracaktojë disa rregulla paraprakisht.”
– Edhe pse Sally mendon kështu, ajo e pranon se ka bërë kompromis me vajzën e saj që ajo mund t’i shpojë veshët kur të ishte 12 vjeç.
– “Pa marrë parasysh lutjeve të shumta, shumë shoqe të vajzës sime i kanë shpuar veshët tani”, thotë ajo.
– “Definitivisht kjo me ka shtuar presionin”.
Sarah Singer mund ta kuptojë presionin; me një dymbëdhjetë vjeçare që veçse i ka veshët e shpuar, është e natyrshme që motra e saj e vogël 7 vjeç dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Shtoja kësaj edhe një miks nga shoqet që tashmë veçse i kanë të shpuar veshët dhe përfundon me receptin për lutje gjatë gjithë kohës. Mirëpo Sarah është e bindur që nuk do t’i hajë fjalët e saj.
– Unë jam një njeri që beson se turma nuk duhet ndjekur”, tha ajo, transmeton Gazeta Shneta. “Kur është fjala për fëmijët, unë kam pikëpamje tradicionale dhe besoj se është një kohë e caktuar për gjithçka. Fëmijët në ditët e sotme rritën më herët dhe shpuarja e veshit është stolisje që mund të pres”.
Sigurisht, jo çdokush ndihet njëjtë – ashtu si Samsntha Oliver, fëmijët e së cilës, djali dhe vajza, që të dy i kanë veshët e shpuar.
“Evid i ka shpuar veshët kur ishte 14 javëshe, kurse Jaxon ishte tri vjeç kur i shpoi veshët”, tregon ajo.
– “Unë vendosa që t’ia shpojë Evie-t veshët sepse dukej shumë ëmbël. Gjithashtu kisha dëgjuar shumë storie kur vajzat katër a pesë vjeçare i shponin veshët dhe luanin me vathë me ç’rast iu infektoheshin veshët. Unë asnjëherë nuk kam pasur problem me veshët e Evie-t. Ajo çdoherë më thotë “Shiko, veshët bukur”.
– Sa i përket djalit të sa, Samanta pranon se ai donte vathë si babai dhe xhaxhai të cilët poashtu i panë veshët e shpuar.
– ” Nuk kam marrë dhe aq komente negative, gjë që më çudit,” thotë ajo. “kur Jaxonit ia shpuan veshët, disa gra të moshuara ishin duke pritur tek kimisti dhe ato i thanë atij se ishte shumë trim. Ishte e këndshme të merrje ca komente pozitive.
– Në familje tjera, fëmijët i shpojnë veshët si pjesë e kulturës.
– Kur çifti Baldëin i ndau fotot e vajzës së tyre 7 muajshe në media sociale, shumë persona i gjykuan këta prind dhe i quajtën si të papërgjegjshëm dhe të papërshtatshëm. Por Hilaria është nga Majorka, vend ky në të cilin praktikohet shpuarja e veshëve të foshnjave.
– Është njejtë në shumë kultura të Amerikës së jugut, sqaron Amnda Del Campo, një braziliane që jeton në Australi.
-“Vathër kanë qenë pjesë e gjithë jetës sime”, tha ajo. “Në vendlindje në Brazil, nëse je e lindur vajzë atëjerë del nga spitali me veshë të shpuar. Ndoshta ka veç ca ditë nga dita jote e lindjes, por këto jam normat shoqërore. S’besoj që e njoh ndonjë vajze në Brazil që nuk i ka pasur veshët e shpuar që nga lindja”.
– “Pasi fillova të jetoj larg Brazilit e kuptova se kjo normë ndryshon nga vendet e tjera.
– Penny Crooks me profesion asistent i farmacisë për Terry Ëhite Chemist, tregon se asaj i drejtohen fëmijë të të gjitha moshave të përcjellë me prindërit e tyre për t’i shpuar veshët.
– “E vetmja rregullore që duhet të plotësohet nga ana jonë është se duhet te jenë prezent dy prej nesh kur i’u shpohen veshët fëmijëve nën moshën 10 vjeçare – shpeshherë fëmijët shqetësohen pasi të ju shpohen veshët, e kjo e bën të vështirë t’i shpohet veshi tjetër nëse je veç ti,” tha ajo.
– Ajo e cek se është e rëndësishme që fëmijët mos t’i lëvizin veshët kur vathët vendosen. Ajo vë në pah falin që prindërit e fëmijëve minoren duhet të sigurohen që vathët lejohen me rregulloret e shkolla qe ata fëmijë e vijojnë, pasi qe pasi të shpohen veshët, vathët e parë nuk duhet të hiqen 6 javë.
“Përderisa prindërit shkojnë në vende të specializuara për shpim të veshëve, nuk ka mundësi të ketë ndonjë problem,” tha ajo. “Gjëja më e rëndësishme është se praktika e shpinit të veshëve bëhet në një ambient higjienik dhe prindërit marrin përsipër të bëjnë trajtimin pas shpimit duke përdorur sprejë antibakteriale për spërkatjen e veshit për të mos u infektuar”. /Gazeta Shneta/