Ka shumë këshilla dhe produkte të dyshimta që kanë për qëllim mbajtjen e vagines tuaj të shëndetshme dhe të lumtur. Pra, cila është në të vërtetë mënyra me e mirë për të pastruar vaginën tuaj?
Ajo se çfarë vagina dëshiron është që ta lini ta pastrojë vetëvetën. Si pjesë e organeve gjenitale të brendshme, vagina juaj është një tub muskulor në brendësi të trupit tuaj, shkruan Self.com, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas hulumtimeve dhe doktorëve, ju asnjëherë nuk duhet ta lani vaginën tuaj. Vagina juaj e pastron vetën duke dëbuar rregullisht përzirjen e lëngjeve dhe qelizave që ju ndoshta i njihni si shkarkim. Falë shkarkimit nuk ka “nevojë” që të përdorni produke të ndryshime higjienike për pastrimin e vaginës tuaj.
Ju mund të pastroni vulvën tuaj nëse dëshironi, por është e rëndësishme që ta trajtoni atë me delikatesë.
Gjëja më e mirë për të pastruar vulvën tuaj është uji i thjeshtë. Sa herë që përdorni ndonjë sapun apo diçka të tillë ka një shansë për të shkaktuar acarim./GazetaShneta/