Është një nga çiftet më të njohur të ekranit, të cilët prej disa vitesh janë tërhequr nga ekrani, ndonëse profesionin e tyre vijojnë ta ushtrojnë në Top Channel.
Bëhet fjalë pikërisht për çiftin e balerinëve Ola Hasani dhe Ezdalin Gorani, të cilët aktualisht janë koreografë në këtë televizion.
Ata janë bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë, i cili është djalë. Ka qenë vetë Esdalini që e ka dhënë këtë lajm përmes publikimit në rrjete sociale të një foto duke puthur të porsalindurin. Çifti është gjithashtu prindër i një vajze dhe mesa duket tashmë familja e tyre u kompletua dhe u bekua me vogëlushin.