Çifti nga Malisheva, Xhemajl dhe Shpresa Mazreku, kanë përgatitur kallëzim penal ndaj gjinekologut, Afrim Muhaxhiri.
Ky çift akuzon gjinekologun e spitalit special ‘Fati Im’, për mos-përcjellje adekuate të shtatzënisë, që si pasojë solli lindjen me anomali të vajzës së tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Çifti, në një prononcim për Kohavision, kanë akuzuar mjekun Muhaxhiri se nuk u tregoi për këto malformime dhe për këtë kanë ngritur kallëzim penal.
“Vajza ka lindur me 5 prill, ndërsa nga 8 prilli është në spital”, shprehet i zhgënjyer babai. “Policia dhe prokuroria do të merren me çështjen”, shtoi tutje ai, duke kujtuar me zemërim fjalët e mjekut: “Janë punë të Zotit”.
Vizitat ky çift i realizoi në spitalin ‘Fati Im’ në Gjakovë, atje ku ushtron veprimtarinë mjeku Muhaxhiri.
Ky i fundit thotë se malformimi i vajzës ishte problem të vërehej me ultrazë. “Defekti i buzës dhe nofullës bën pjesë në malformimet minor. Ultrazëri konvencional nuk ka saktësi 100 % për zbulimin e këtyre anomalive”, u shpreh Dr Muhaxhiri.
Ky i fundit akuzoi çifti që sipas tij, refuzoi të kryente një analizë gjenetike e cila do të jepte më shumë informata rreth gjendjes së fetusit.
Malformimi që mund të vërehej lehtë me ultrazë 3D
Gjithsesi, një malformim i tillë i buzëve do të mund të vërehej mjaft mirë me ultrazë 3D, ashtu sikurse mund të vëreheshin edhe malformimet e zemrës.
Imazhet e mëposhtme tregojnë se si duket ky malformim i fetusit me ultrazë të thjesht 3D. /Gazeta Shneta/