Keni një cikël 26-ditor? Apo edhe 24? Ja çfarë mund të thotë një cikël i shkurtër menstrual në lidhje me shanset për të mbetur shtatzënë.
Të gjithë kemi dëgjuar se gratë supozohet të kenë cikle 28-ditore midis periudhave … por gjithashtu e dimë se asnjë grua nuk është njësoj kur bëhet fjalë për çështje si këto shkruan Parents përcjell Gazeta Shneta.
Por a e dini se një grua që ka një cikël 26-ditor mund të ketë një nivel të ndryshëm të pjellorisë se sa dikush që merr periudhën e saj çdo 30 ditë?
Dhe mosha në të cilën keni pasur periudhën tuaj të parë mund të ketë një efekt edhe në shanset e bërjes së foshnjës?
Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti Boston, të dy gjatësitë e cikleve menstruale – fillimi i menstruacioneve dhe gjendja e tanishme e tyre mund të ndikojnë në pjellorinë.
Gratë iu përgjigjën pyetësorëve që detajonin karakteristikat e cikleve të tyre menstruale, dhe pasi i hodhën një vështrim të mirë të dhënave, studiuesit përcaktuan që gratë me cikle të shkurtra (26 ditë ose më pak) kishin shanse më të ulëta për të mbetur shtatzënë.
Në mënyrë të ngjashme, gratë që patën menstruacionet e para – para moshës 12 vjeçe kishin të zvogëluar pjellorinë në krahasim me gratë që filluan të kenë menstruacione midis 12 dhe 13 vjeçe.
Sipas autorëve të studimit, një cikël i shkurtër menstrual mund të sinjalizojë një dritare të ngushtë pjellore ose plakje të vezores, dhe gjithashtu mund të pasqyrojë mungesën e ovulacionit! /Gazeta Shneta/