Po mbretërojnë temperatura të larta në vendin tonë, ndërsa ju jeni shtatëzënë! Prandaj, më poshtë e gjeni listën e frutave që do t’iu ndihmojnë ta tejkaloni këtë nxehtë lehtësisht dhe e hidratuar.
Shalqini
Me 92% ujë në përmbajtjen e tij, patjetër se ky frut është i pari në listë! Me anë të shalqinit do të shtoni lëngjet në organizmin tuaj duke shijuar një apo dy fetë gjatë ditës.
Dredhëzat
Këta fruta të vegjël ofrojnë sasi të konsiderueshme vitaminash për shëndetin tuaj, gjithashtu do të fitoni mjaftueshëm edhe ujë për hidratim. Me 91% ujë që posedon dredhëza, preferohet ta shtoni në sallata të ndryshme, kombinime me jogurt, smoothies, drithëra, etj.
Trangulli
Kësaj liste nuk mund t’i mungojë trangulli, i cili përmbanë 95% ujë.
Konsumimi i trangullit gjatë verës është një vendim i përkryer për shkak të freskisë që ofron, fundja, kush nuk i pëlqen sallatat greke?
Marulla
A e keni ditur se pjata juaj e sallatës të gjelbërt, me marullë, përpos vetive të tjera të shëndetshme, është e stërmbushur edhe me më shumë se 95% ujë?
Mbushën pjatën tuaj një apo dy herë në ditë me sallatën e gjelbërt për të rifreskuar organizmin gjatë ditëve të nxehta të verës.
Pjepëri
Përparësia më e mirë e stinës së verës është pjekja e shalqirit dhe pjeprit, që nuk mungojnë asnjëherë në listën e frutave të preferuar të çdosecilit. Fatmirësisht, pjepëri megjithëse i vogël dhe i lehtë të servohet, përmbanë edhe një sasi të madhe uji brenda vetes.
Jogurti
Jogurti është i mbushur me proteina, kalcium që forcon eshtrat tuaja, dhe padyshim 85% sasi uji. Që do të thotë, konsumimi i tij gjatë ditëve të verës do t’iu përmirësojë shëndetin. /Gazeta Shneta/