Shpesh here gjendeni perpara faktit se femijet disa ushqime qe ju i quani te keqija i duan dhe disa qe ju i oni i hedhin ne toke. Çfarë të bëni në atë moment? T’ja jepni atë që kërkon?
Mos e ktheni vaktin ne një betejë lufte. Vazhdoni të ofroni larmi zgjedhjesh të shëndetshme, edhe nëse fëmija juaj i refuzon në fillim. Shumë fëmijë marrin kohën e tyre të nevojshme përpara se të provojnë një ushqim të ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion. Shpesh herë fëmijët surprizojnë me preferencat e tyre.
Nuk i do zarzavatet? Femijet mund te thone “i sa e shpifur” pa e provuar. Dhe kur ta provojne mund tjua fluturojne drejt e ne surrat. Durim! Nje here tjeter!
Jepjuni mundesine ti zgjedhin vete
Mos vallë fëmija juaj pi më shumë se që ha? Mos lejoni të mbushet stomaku i tyre me lëngje të tepërta, qoftë edhe qumësht apo lëngje frutash.
Mos të haj shumë sheqer ne mëngjes? Nëse po, sheqer do kërkojë edhe ne darkë. Zgjidhja: një mengjes i pasur ne fibra si kos me tershere, stafidhe, bajame dhe molle.
Mos pickon gjithe diten? Disiplinoni orarin e te ngrenit, eshte e nevojshme per te rregulluar sensoret e urise dhe ngopjes.
Është një faze qe do kaloje.
Mos u tundoni nga momentet “mjafton të haje diçka”! Kjo nuk është zgjidhja e problemit, thjeshtë e bën atë edhe më të vështirë.
Çaji ideal për të stimuluar oreksin
Zieni në një kupë ujë 1 lugë te madhe xhinxher të grirë, 1 lugë te vogël fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe shërbejeni me pak mjaltë dhe lëng limoni ose portokalli./Beba Ime/