Një nga përshkrimet më të njohura kur bëhet fjalë për shijen e qumështit të gjirit është se ai ka shije të ëmbël.
Por qumështi i gjirit ka shije si qumështi, por ndoshta një lloj tjetër nga ato që jeni mësuar t’i bleni. Shija ndikohet drejtëpërdrejtë nga ajo që çdo nënë ha. Sipas disa nënëave që e kanë provuar, thonë se shija ngjason me atë të:
kastravecit
ujë me sheqer
pjepër
akullore e shkrirë
mjaltë
Foshnjat nuk mund të flasin por fëmijët që janë ushqyer me qumësht deri në një moshë kur kanë folur, thonë se qumështi i gjirit ka shije qumështi por me një masë të shtuar të ëmbëlsisë, transmeton GazetaShneta.
Çfarë ere mban?
Shumica e nënave thonë se qumështi i gjirit ka erë të këndshme – si qumështi i lopëve, por më i butë dhe më i ëmbël. Disa thonë se qumështi i tyre ndonjëherë ka një erë “sapuni”. (Kjo është për shkak të nivelit të lartë të lipazës, një enzimë që ndihmon në thyerjen e yndyrave.)
Qumështi i gjirit që është ngrirë dhe i shkrirë mund të ketë një aromë pak të thartë, e cila është normale.
Cila është përbërja e qumështit të gjirit?
Figurativisht i bie se qumështi i nënave është i përbëra nga ylberët dhe magjia sepse në të vërtetë është një lëndë që rritë njeriun në fuqinë fizike dhe intelektuale që ka dhe ku ka më poetike dhe magjike se kaq, përcjellë “HealthAdvisory”.
Por me të vërtetë, qumështi i njeriut përmban ujë, yndyrë, proteina dhe ushqyesit që foshnjave u duhen për tu rritur. Qumështi i gjirit ka hormone të rritjes për zhvillimin e trurit, si dhe veti anti-infektive për të mbrojtur fëmijën nga sëmundjet.
Qumështi i një mami gjithashtu përmban molekula bioaktive që:
– mbrojnë foshnjen nga infeksionet dhe imflamacioni
– forcon sistemin imunitar
– zhvillon organet
– nxisin kolonizimin e shëndetshëm microbial /GazetaShneta/